Dita e parë e muajit mars nis me kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Në det parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
