Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 47-të radhazi të protestave kundër qeverisë.
Tubimi pritet të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit do të mbajnë fjalime dhe do të përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta nisi si kundërshtim ndaj projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por më pas u zgjerua me kërkesa politike dhe institucionale.
Pjesëmarrësit kanë ngritur shqetësime për korrupsionin, keqqeverisjen, situatën ekonomike dhe funksionimin e institucioneve.
Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, me dorëheqjen e kryeministrit si objektivin kryesor të lëvizjes.
