“Ku e gjete o Bajrom?” — Andi Bushati revoltohet me Presidentin Begaj pas dekretimit të zgjedhjeve: “Kemi lopë në Presidencë!”

Data

Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit”, kritikoi me tone të forta Presidentin Bajram Begaj për firmosjen e dekretit të zgjedhjeve në Tiranë ndërkohë që çështja e shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj është ende në diskutim në Gjykatën Kushtetuese. Bushati tha se me këtë veprim, Begaj “poshtëroi veten” dhe se vendimi për të mos pritur Gjykatën ishte i papranueshëm.

Ai përdori edhe metafora: “Ne kemi futur një lopë në Presidencë… kush është problemi? … Ky që quhet kryetar shteti … nuk e ka për gjë të zbatojë ligjin,” — duke akuzuar Presidentin se bëri rolin e gjykatësit dhe se ka interpretuar Kushtetutën në favor të një force politike. Bushati theksoi se Begaj duhej të lëshonte dekretin vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të hidhte dritë në procedurat e shkarkimit, dhe se mosrespektimi i kësaj renditje institucionalë është shkelje e rëndë ndaj Presidencës dhe normave kushtetuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related