Mbështetja që këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka shprehur për protestat që po zhvillohen prej 47 ditësh në Tiranë ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Së fundmi, Sky News i ka kushtuar një artikull deklaratave të artistes, duke raportuar mbi mbështetjen e saj për protestuesit që kundërshtojnë projektin e një resorti luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump.
Në artikull thuhet:
“Dua Lipa ka shprehur mbështetjen e saj për shqiptarët që protestojnë kundër planeve për një vendpushim luksoz të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner. Ylli i popit, e cila ka prindër shqiptarë të Kosovës, i përshkroi protestat si ‘frymëzuese’ në podkastin ku mori pjesë.”
Sky News thekson gjithashtu se protestat kanë vijuar për më shumë se një muaj, ndërsa në disa raste janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Deklaratat e Dua Lipës janë pasqyruar edhe nga media të tjera ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe debatit publik rreth projektit turistik.
