Protesta e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar në dhunë të hapur, ku protestuesit kanë djegur një automjet të Policisë së Shtetit pranë Bankës së Shqipërisë.
Sipas raportimeve nga terreni, protestuesit kanë vijuar të hedhin molotovë në disa institucione, pasi fillimisht sulmet nisën në Kryeministri dhe më pas u shtrinë drejt Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe selisë së Partisë Socialiste.
Si kundërpërgjigje, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobote me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Tensionet mbeten të larta në disa zona të kryeqytetit, ndërsa situata vijon të jetë dinamike dhe në zhvillim.
