Mond Gjoka është personi, i cili dyshohet se është vetëpl*gosur a*më z*arri gjatë natës në Lezhë. Sipas policisë 45-vjeçari është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjoka ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
