Dhunë brutale në Lezhë: 35-vjeçari nxirret me forcë nga makina dhe goditet me shkop bejsbolli — dyshohet se konflikti nisi për një vajzë

Data

Një ngjarje e rëndë dhune u regjistrua këtë të martë në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Pepkola u sulmua me mjete të forta nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve për Panorama Online, sherri dyshohet se ka nisur për shkak të një vajze, megjithëse rrethanat e plota janë ende nën hetim.

Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Pepkolës, të cilin e kanë nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas e kanë goditur disa herë me shkopinj bejsbolli. Pas sulmit, 35-vjeçari është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tij paraqitet e rënduar.

Pepkola ka deklaruar në dëshminë e parë se nuk i ka njohur autorët e sulmit. Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, ai nuk rezulton person me precedentë penalë, dhe policia po verifikon nëse ka pasur ndonjë konflikt të fundit që mund të ketë çuar në përplasjen e dhunshme.

Grupi hetimor po këqyr pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar lëvizjet e autorëve dhe për të zbardhur motivin e plotë të sulmit.

Njoftimi zyrtar i Policisë

Sipas policisë së Lezhës, rreth orës 17:40, pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, disa persona të paidentifikuar goditën me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç. Viktima është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e rendit po punojnë për sqarimin e episodeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related