“E kuptoj se ju ka marrë malli për ne”/ Çfarë ndodhi në Kuvend? Deputetët shpërthejnë në të qeshura, Spiropali-Tabakut: Pyetjet tuaja nuk shtyhen nga…

Data

Nuk kanë munguar as të qeshurat gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend. Gjatë diskutimit të marrëveshjes për tregun e brendshëm evropian, deputetët e opozitës kërkuan detaje të cilave mund t’u përgjigjej vetëm ministri përgjegjës.

Pas fjalës së Gazment Bardhit pyetja e bërë nga deputetja Jorida Tabaku, ka shkaktuar të qeshura tek kjo e fundit dhe tek ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se pyetjet e deputetëve të opozitës nuk bëhen nga kurizoiteti i tepërt i tyre lidhur me marrëveshjen.

Tabaku: Si pjesë e aneksit të projekltligjit parashikohet një skedul pagesash që fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për 6 vite rritet në 4.5%. A janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore? (Qesh)

Spiropali: (Qesh) Unë e kuptoj se Tabakun e ka marrë malli për ne dhe zhvillimin normal të seancave plenare. Por ja ku jemi e dashur Tabaku. Besoj se të gjithë çështjen që ministri nuk e shpjegon dot këtu as nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja, ju i dëgjuar përgjigjiet shteruese të zonjës Ikonomi. Nëse keni pyetje më te detajuara, do iu kthejmë përgjigjie duke pyetur relatorët dhe ministrin përgjegjës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related