Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike në nivel global pas vendimit të Donald Trump për të bllokuar Ngushtica e Hormuzit.
Në një konferencë për shtyp pas një takimi të Komisionit Evropian, ajo bëri të ditur se situata në rajon ka qenë në fokus të diskutimeve, veçanërisht për ndikimin që mund të ketë në ekonominë ndërkombëtare. Sipas saj, tensionet në këtë zonë strategjike rrezikojnë të prekin drejtpërdrejt tregjet globale dhe furnizimin me energji.
Von der Leyen theksoi se Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë, duke e bërë çdo ndërhyrje në lirinë e lundrimit një çështje me pasoja të gjera ekonomike.
Ajo nënvizoi se mbyllja e kësaj rruge detare do të ishte e dëmshme dhe do të ndikonte negativisht në stabilitetin ekonomik, duke shtuar se garantimi i lirisë së lundrimit mbetet një prioritet për Bashkimin Evropian.
Reagimi i saj vjen në një moment të rritjes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
