Sali Berisha: Të hiqen taksat për naftën e fermerëve dhe transportit publik, Rama mashtron për subvencionet në BE

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e taksave mbi naftën për fermerët dhe transportin publik, duke e cilësuar këtë një ndërhyrje të domosdoshme për të përballuar kostot në rritje.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron fermerët kur deklaron se vendet e Bashkimit Europian nuk subvencionojnë më naftën për këtë sektor.

Sipas tij, një nga çështjet kryesore që duhet të trajtojë Kuvendi janë, siç u shpreh ai, “skandalet dhe vjedhjet” që lidhen me qeverinë, duke përmendur edhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Berisha u bëri thirrje deputetëve socialistë që të verifikojnë deklaratat e kryeministrit, duke sfiduar që të gjendet një vend i Bashkimit Europian që nuk subvencionon naftën për fermerët. Në të kundërt, ai kërkoi që të pranohet se deklaratat janë të pavërteta.

Në përfundim, ai propozoi rikthimin me ligj të subvencionimit të naftës, përmes heqjes së të gjitha taksave për fermerët dhe sektorin e transportit publik, duke theksuar se kjo është një masë urgjente për të lehtësuar barrën ekonomike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related