Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon shtyrjen e tenderit për Porto Romanon dhe rishikim të projektit strategjik

Data

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, duke kërkuar shtyrjen e tenderit për projektin e portit të Porto Romanos.

Në letrën e tij, Van Cleve thekson se vendimi për këtë projekt është një moment strategjik për Shqipërinë dhe mund të ndikojë në pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të vendit në rajon për dekadat e ardhshme.

Sipas tij, projektimi aktual i portit është shumë i kufizuar në kapacitet dhe nuk i jep Shqipërisë mundësinë të konkurrojë me porte të mëdha rajonale si Pireu dhe Selaniku.

Ai argumenton se portet janë investime strategjike që zakonisht ndërtohen vetëm një herë në një shekull dhe se shkalla fillestare e tyre përcakton potencialin ekonomik dhe logjistik për shumë vite.

Në letër theksohet se projekti aktual parashikon një port relativisht të vogël, me rreth 400 metra mur moli dhe një sipërfaqe të kufizuar portuale, gjë që sipas tij nuk do të gjenerojë volum të mjaftueshëm për të mbështetur zhvillimin e Korridorit VIII.

Van Cleve sugjeron që tenderi i planifikuar për datën 9 mars të shtyhet dhe projekti të rishikohet për të ndërtuar një port me kapacitet më të madh dhe me standarde strategjike për rajonin.

Ai propozon gjithashtu që zhvillimi i projektit të përfshijë partnerë ndërkombëtarë dhe kompani inxhinierike nga Shtetet e Bashkuara, Italia dhe vende të tjera, si dhe të integrohet me kërkesat e infrastrukturës strategjike të NATO-s.

Sipas tij, një Porto Romano i zhvilluar në shkallë të madhe mund ta vendosë Shqipërinë në qendër të rrjeteve logjistike të Evropës Juglindore dhe të rrisë rëndësinë e Korridorit VIII si një bosht transporti lindje-perëndim në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related