Sot në mesnatë përfundon afati për kryetarët e degëve të PD që të japin dorëheqje nëse duan të futen në primare. Një prej tyre është Afroviti Dhimojani e cila ka dhënë dorëheqjen si kryetare dege e PD së Himarës.
Lidhur me këtë në një intervistë televizive, Dhimojani u shpreh se dorëheqja e saj vjen për shkak të aspiratave të saj për të kandiduar teksa shprehet se beson te procesi i primareve.
Ajo tha se ka ardhur koha që PD dhe politika të kalojë në procesin e garave e cila sipas saj nuk krijon përçarje por e bashkon më shumë partinë.
