Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë për reformën e pronës: Përfundimi i saj çel një perspektivë të…

Data

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vënë theksin te rëndësia e zgjidhjes së problemit të pronave, të cilin e cilëson si një nga barrierat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se keqpërdorimi i pronave nga qeveritë e kaluara për interesa politike dhe ekonomike, si dhe burokracitë, kanë ushqyer pasigurinë pronësore. Ai më tej shprehet se kryeministri aktual pati çdo pushtet në dorë dhe ka dështuar për 12 vite të ofrojë një zgjidhje për këtë çështje jetike.

Sipas tij, zgjidhja e qëndrueshme mund të vijë vetëm përmes një programi serioz, të propozuar nga Demokratët Euroatlantikë, i cili përfshin: kthimin dhe kompensimin e menjëhershëm të pronave, regjistrimin e drejtë dhe transparencën në këtë proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related