Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, PDK dhe LDK bojkotojnë seancën

Data

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit. Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me rregulloren e Punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë. Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur. Mbledhja u thirr të shtunën nga Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Në tri seanca, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve. Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet se Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe pesë nënkryetarë. Katër nënkryetarë tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related