“Dëshmitarët fundosin Metën”, Doçi zbulon detaje tronditëse nga dosja CEZ/DIA: Ai kërkoi 200 mijë euro nga…

Data

Gazetari Adriatik Doçi dha më shumë detaje në një emision televiziv lidhur me arrestimin e Ilir Metës. Doçi shpjegoi për Arbër Hitajn detajet nga dosjet hetimore CEZ/DIA dhe lobimi në SHBA që janë bashkuar në një, për të cilat u arrestua dhe Meta. Doçi thekson se ka pasur disa dëshmi në SPAK që kanë fundosur Metën, sa i përket CEZ/DIA.

‘Janë disa fraksione hetimore, një është CEZ/Dia. Mendohet se ka një dëshmitar kyç që implikon Metën, Elvis Mata, drejtuesi i LRI në 2005. Drejtor ekzekutiv tek kompania DIA, besohet se ka rrëfyer para SPAK të gjithë rolin e Metës në aferën korruptive mes CEZ dhe DIA. DIA drejtohej nga Kastriot Ismailaj. DIA krijohet në 2009 dhe nis me një kontratë korruptive me mbledhjen e borxhit të keq të CEZ, ishte një lloj manovre e Berishës për të futur në lojë Metën. Berisha kishte privatizuar OSSH, gjeti dhe hapësirë të futet Meta, shpiket CEZ/DIA.

CEZ i kalon para për mbledhjen e borxhit të keq. DIA i kalon fatura fiktive gjoja se ka mbledhur borxhin. Një nga dëshmitë ishte ish përfaqësues i CEZ në Shqipëri Josef Hojcek, që Kastriot Ismailaj na e solli në Çeki Ilir Meta. Gjithashtu Dritan Prifti tha se Meta shkoi në Çeki për të lidhur Cez me Dia.’

Doçi zbulon edhe mesazhet e Metës ndaj Kastriot Ismailaj kur i kërkonte 200 mijë euro.

‘Është një mesazh i kapur nga prokuroria kur Meta i kërkon Ismailaj para zgjedhjeve 2009 më dërgo urgjent 200, mendohet 200 mijë euro. Rrëfimi i Vojsava Ismaliaj deklaroi raportet e afërta mes familjes dhe Metës dhe bashkëpunimi dhe kërkesat e Metës për para. Këto janë fakte publike. Hetimet 2 vjeçare kanë avancuar duke konfirmuar rolin e Metës në këtë aferë. Fraksion hetimor në SPAK.’

Më tej, Doçi shpjegoi detaje nga lobimi në SHBA në 2016-2017.

‘Çështje tjetër lobimi në SHBA, 2016-2017. Është provuar përmes letërporosive që Meta, pra LSI shpenzoi 1.2 m euro për lobim në SHBA për interesat e saj. Para që nuk i ka deklaruar as në një institucione ligjzbatues në Shqipëri. Mendohet se janë para të piste, të faktuar, duke ekspozuar këto fakte ka pasur investigim mediatik. Është kallëzuar nga Halit Valteri, SPAK operoi me procedura hetimore. Ka ardhur letërporosi ku konfirmohet shpenzimi i parave dhe mosdeklarimi në Shqipëri. Qëllimi ishte lobimi për interesa të LSI.

Në atë kohë ishte në kulmin e pushtetit e saj LSI. Ka operuar me para që nuk i dihet burimi. Mund të ketë të dhëna. Dosje e dytë në SPAK. Shërbimet estetike që kanë kryer Meta Kryemadhi gjatë 20 vjeteve në Vjenë dhe San Marino. Dosje e denoncuar nga avokat Idajet Beqiri. Kanë kryer shërbime estetike në Vjenë dhe San Marino, shpenzime që nuk janë deklaruar në ILDKPI. Edhe në këtë është operuar me letërporosi.’

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related