Gërdeci’/ Mbahet sot seanca për Mediun, paraqitet në GJKKO vetëm avokati i tij, kundërshtohet aktekspertimi financiar

Data

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) prej orës 09:00 vijon seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për dosjen e Gërdecit.

Raportohet se në këtë seancë nuk është paraqitur ish-ministri, por avokati i tij Henrik Ligori, i cili ka kundërshtuar aktekspertimin ekonomiko-financiar si edhe përgjigjet e dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

Akti i ekspertimit ekonomiko financiar është bërë nga pesë ekspertë, katër prej tyre të fushës së financës dhe i pesti specialist në fushën e armatim municionit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related