Rusia hodhi poshtë të enjten idenë që vendet e NATO-s të dërgojnë trupa paqeruajtëse në Ukrainë në rast të një armëpushimi në luftën me Rusinë, duke thënë se një veprim i tillë do të shkaktonte një “përshkallëzim të pakontrollueshëm”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova deklaroi se ideja ishte krejtësisht e papranueshme për Rusinë.
“Kjo është e papranueshme për ne, dhe nuk mund të lejojmë që Ukraina të “forcohet” nga dërgimi i trupava paqeruajtëse nga NATO”, theksoi Zakharova.
