Teksa gjykata e apelit shtyu për të premten dhënien e vendimit për revokimin e masës “arrest në shtëpi”, Jamarbër Malltezi ka demaskuar sistemin e drejtësisë për standardet e dyfishta të ndjekura ndaj tij dhe zyrtarëve socialistë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Malltezi u shpreh se ka bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit të çështjes Engert Pëllumbi, për konflikt interesi, por deklaroi se nuk pret që kjo kërkesë të përmbushet. Malltezi deklaroi se pislliku në drejtësi që injektoi George Soros me levat e tij Edi Rama dhe Yuri Kim, nuk largohet dot me një seancë por duhet të jetë maratonë.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar këtë të enjte kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, trupa gjykauese nuk mori vendim, por e shtyu seancën për dhënien e tij ditën e premte në orën 10:30. Pas këtij vendimi të gjykatës së Posaçme të Apelit, ka reaguar Jamarbër Malltezi duke deklaruar se ka kërkuar përjashtim të gjyqtari Engert Pëllumbi, për shkak të konfliktit të interesit. Megjithatë Malltezi parashikon se edhe kjo kërkesë do të rrëzohet nga një tjetër gjyqtar, që sipas tij është pjesë e pisllikut që injektoi George Soros në sistemin e drejtësisë.
Unë kam depozituar kërkesë për përjashtimin e tij bazuar në faktin e njohur nga media se ai ka konflikt interesi duke qenë nipi i Bujar Himçit i cili ka fjalosje ndaj Berishës dhe ka qenë zyrtar i lartë i PS që në fund u dënua për fallsifikim në tenderin shumë miljonësh të pasaportave. Kërkesa ime për përjashtim do shihet nga një militant tjetër i PS që do e rrëzojë dhe Ergert pëllumbi do shpallë lënien në fuqi nesër. Kaq e thjeshtë është e nuk ka lajm. Duhet kuptuar që pisllëkun që injektoi Soros me levat e tij përfshi Edi Ramën e Yuri Kim nuk hiqet dot me një seancë por do jetë maratonë.
