“Po tregojnë sa të pafytyrë janë”/ Bardhi i përgjigjet Peleshit: Refuzuat dy herë respektimin e vendimit të Gjykatës…

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u është përgjigjur deklaratave të Niko Peleshit. Bardhi tha se përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Reagimi

Nuk ka vendim më të lartë përfundimtar dhe pa asnjë mundësi rishikimi sesa vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste refuzoi 2 herë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar të dorëzojë para drejtësisë bashkëpunëtoren e Edi Ramës, ish-ministren dhe deputeten Olta Xhaçka.

Nga ky moment, përrallat me 140 vota për Reformën në Drejtësi, përrallat me respektin ndaj drejtësisë së pavarur apo vendimet e gjykatave, të thënë nga goja e tyre që kanë zhbërë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, provojnë sesa të paftyrë që janë.

Nuk mund të ketë një drejtësi me telekomand kundër opozitës, dhe një drejtësi që injorohet kur godet bashkëpunëtorët e Edi Ramës. Që nga momenti që Kushtetuta u gris për llogari të korrupsionit të Olta Xhaçkës, çdo grimcë e respektit ndaj shtetit ligjor, zhduket. Është detyrë dhe mision i opozitës që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related