Deputeti i Partisë Demokratike sulmon kryedemokratin: I ka futur njerëzit vetëm se i ka besnikë

Data

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri lëshoi kritika ndaj kreut të PD, duke thënë se ai ngjall pesimizëm dhe se vijon me agjendën e tij personale.

“Me Berishën nuk bëhet, pa Berishën nuk bëhet. Me zgjedhje u faktua që ai ishte faktori më I rëndësishëm opozitar. Një alternativë pa mbështetjen e tij nuk mund të bëhet. Në kushtet aktual ku qeverisja po qeveris shumë keq, e para ndryshimi është i domosdoshëm dhe do ishte gabim për mua të mbështes tezën që Berisha të largohet.

Veprimet e ndërmarra ndjellin pesimizëm.

Vendimmarrja e Berishës për të emëruar drejtuesit e qarqeve është trishtuese dhe nuk të çon drejt fitores. Besnikëria është vetëm një kriter, por duhet të plotësohen dhe shumë të tjera. Maksimalizimi i rezultatit të zgjedhjeve është gjëja më e mirë që i shërben dhe agjendës së Berishës”, tha Xhaferaj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related