Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës’, deputeti socialist i kundërpërgjigjet Berishës: Rrangallë politike

Data

Në një reagim të ashpër ndaj Sali Berishës, Eduard Shalsi, drejtues politik i PS Kukës, ka kundërshtuar akuzat e Berishës lidhur me ngjarjen e plagosjes së Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit. Shalsi e ka quajtur Berishën një “rrangallë politike” dhe ka theksuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në Kukës, ku 29-vjeçari Elvis Halilaj u plagos nga Sebastian Muçmata.

Në reagimin e tij, Shalsi ka kritikuar ashpër Berishën për sjelljen dhe veprimet e tij në politikë, duke e akuzuar atë për përdorimin e një gjuhe vulgare dhe për mbjelljen e urrejtjes mes shqiptarëve. Shalsi ka theksuar se Berisha është një figurë e pazot për të udhëhequr Shqipërinë dhe e ka përshkruar si një njeri të sfilitur, të humbur dhe të dënuar nga drejtësia për veprimet e tij gjatë kohës që ishte në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related