Alarm në bazën ajrore amerikane në Idaho/ Dy avionë përplasen gjatë shfaqjes ajrore “Gunfighter Skies”

Data

Një incident i rëndë ajror është regjistruar në bazën ushtarake Mountain Home Air Force Base, ku dy avionë u përplasën gjatë një shfaqjeje ajrore të organizuar nga forcat ajrore amerikane.

Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit “Gunfighter Skies”, i organizuar në bazën ajrore në Idaho. Autoritetet konfirmuan se ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë pas raportimit të një “incidenti ajror”, ndërsa hetimet për shkaqet e përplasjes janë ende në zhvillim.

Sipas mediave lokale, avionët janë përplasur në ajër gjatë demonstrimit fluturues. Katër anëtarë të ekuipazhit arritën të hidhen me parashutë përpara rrëzimit të mjeteve ajrore.

Video të publikuara nga spektatorët në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes dhe më pas katër parashuta që zbresin drejt tokës. Pamje të tjera tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen nga zona ku avionët u rrëzuan.

Deri tani, autoritetet amerikane nuk kanë raportuar zyrtarisht për viktima apo persona të plagosur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related