Deputeti i opozitës kërkon ndryshime në ligjin e Amnistisë, Salianji: Të përjashtohen nga kjo e drejtë deputetët dhe zyrtarët Jan 26, 2024 | 13:05

Data

Deputeti i Partisë Demokratike,  Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit, ku ka propozuar disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin për dhënien e amnistisë.

Amendamenti-Salianjit-Amnisia

 

Ai tha se amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjnë me humanizmin, por pavarësisht kësaj kërkon që të përjashtohen nga kjo e drejtë funksionarët publik.

Amnistia ndjek qëllimet që kanë të bëjmë me humanizmin. Pavarësisht këtij qëllimi, dua që të përjashtohet kjo e drejtë për deputetë e ish-deputetë.

Sapo kam depozituar vetë që nuk përfshihem, pavarësisht se qeveria është kujdesur që amnistinë ta kthejë një projektligj anti-salianji.

Unë nuk bej kompromis me asnjë prej kuazave të denoncuar nga opozita, me asnjë mafioz droge  apo politik. Nuk jemi të prirur të pranojmë amnistinë e oligarkëve” tha Salianji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related