Vonesa për certifikatat e pronës, avokatët në Lezhë akuzojnë ASHK: “Proceset gjyqësore po zvarriten deri në një vit”

Data

Dhoma Vendore e Avokatisë në Lezhë ka ngritur shqetësimin për vonesat e theksuara në kthimin e përgjigjeve nga ASHK, duke theksuar se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në zvarritjen e proceseve gjyqësore.

Kryetari i dhomës, Mark Lleshi, deklaroi se në shumë raste gjykimet pezullohen për shkak të mungesës së një shkrese apo dokumenti nga kadastra, ndërsa pritja për përgjigje mund të zgjasë deri në një vit.

Sipas tij, në çështjet civile që lidhen me pronat, gjykatat janë të detyruara të kërkojnë dokumente zyrtare si certifikata pronësie, kartela pasurie, harta kadastrale dhe historiku i pronësisë. Në mungesë të tyre, seancat shtyhen dhe proceset zvarriten me muaj.

Avokatët paralajmërojnë se nëse situata vijon, do t’i drejtohen institucioneve qendrore dhe agjencive ligjzbatuese për zgjidhje, duke theksuar se nuk mund të presin pafundësisht për të drejtat që u takojnë qytetarëve.

Ky reagim vjen pak ditë pasi edhe përfaqësues të opozitës në Këshillin Bashkiak të Lezhës denoncuan probleme të ngjashme, si pritje të gjata dhe mungesë shërbimi nga kadastra.

Ndërkohë, me hartën e re gjyqësore, Gjykata e Lezhës mbulon të gjithë qarkun, përfshirë Mirditën dhe Kurbinin, duke e bërë edhe më të ndjeshme këtë problematikë për qytetarët dhe sistemin e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related