Ura e Milotit është dëmtuar qëllimisht në një nga ndarëset e saj, ku janë prekur fugat metalike, me dyshimin se autorët synonin vjedhjen e elementëve metalikë.
Kompania mirëmbajtëse e aksit Lezhë–Laç ka ndërhyrë menjëherë për riparimin e dëmeve, ndërsa rasti është referuar tek organet kompetente për hetime të mëtejshme.
Pas ndërhyrjes, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht dhe nuk ka pengesa për drejtuesit e automjeteve në këtë segment rrugor.
