Trump dërgon JD Vance në Pakistan për negociata me Iranin

Data

Donald Trump i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të gjejë një zgjidhje për të tërhequr SHBA-në nga konflikti me Iranin.

Vance pritet të udhëtojë drejt Pakistan, në një përpjekje për të çuar përpara negociatat në një moment kur armëpushimi i përkohshëm duket i brishtë dhe tensionet mbeten të larta.

Zëvendëspresidenti amerikan ka qenë ndër zërat më skeptikë brenda administratës për përfshirjen ushtarake, duke paralajmëruar për rrezikun e një konflikti të gjatë.

Në këtë mision diplomatik ai do të shoqërohet nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë marrë pjesë më herët në raunde bisedimesh indirekte me përfaqësues iranianë.

Ende nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi formatin e negociatave apo pritshmëritë nga ky takim, ndërsa përpjekjet për një zgjidhje diplomatike vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related