Cllevio dëshmon në GJKKO për çështjen e tritolit te lokali i Noizy-t: “Isha në burg, e mora vesh nga shokët”

Data

Në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Laert Haxhiu, dëshmoi edhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kleviol Ahmeti.

Gjatë dëshmisë së tij, Ahmeti deklaroi se ka njohje të hershme me Laert Haxhiun, pasi janë rritur në të njëjtën zonë në Lushnjë, por tha se prej vitesh nuk ka pasur kontakte me të.

Ai rrëfeu gjithashtu konfliktin e tij me reperin Rigels Rajku, duke shpjeguar se përplasjet nisën në kuadër të rivalitetit artistik dhe këngëve “diss”. Sipas tij, në vitin 2020 shkoi në lokalin e Noizy-t në Durrës për t’i kërkuar falje, por pretendon se u dhunua nga reperi dhe persona të tjerë që e shoqëronin.

Lidhur me shpërthimin me tritol në lokalin e Noizy-t, Cllevio deklaroi se nuk kishte dijeni për autorët dhe se në kohën kur ndodhi ngjarja ndodhej në burg.

“Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditëve. Më pas më thirrën për të dhënë shpjegime, por unë nuk dija kush e kishte bërë sepse isha në burg,” tha ai para gjykatës.

Ahmeti shtoi se nuk ka marrë asnjë informacion që do të implikonte Laert Haxhiun në këtë ngjarje dhe deklaroi se nuk njeh personin e përmendur në dosje, Marjus Tagani.

Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut vijon, ndërsa organet e drejtësisë po shqyrtojnë provat dhe dëshmitë e paraqitura në lidhje me shpërthimin me tritol në biznesin e Noizy-t.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related