Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, biçiklisti ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit raportohet të jetë e rëndë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
