Debate në seancën ndaj Ilir Meta, avokati kërkon kamera “live”, gjykata: Ky nuk është miting

Data

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është shoqëruar me tensione dhe debate që në nisje të saj.

Avokati i Metës kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të hapura për mediat dhe të transmetohej “live”, por kërkesa u refuzua nga gjykata.

“Kjo është një seancë publike”, deklaroi trupa gjykuese, duke shtuar se kamerat do të lejoheshin vetëm për pak minuta.

Gjatë debatit, avokati kundërshtoi vendimin, duke argumentuar se proceset me rëndësi të veçantë duhet të ndiqen publikisht.

“Jo, ju s’po bëni gjykim publik”, u shpreh ai në sallë.

Në diskutim ndërhynë edhe Monika Kryemadhi, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, të cilët pretenduan se jashtë sallës ndodheshin dhjetëra mbështetës që kërkonin të ndiqnin procesin.

Gjykata reagoi duke theksuar se seanca nuk mund të shndërrohej në aktivitet politik.

“Ky nuk është miting”, deklaroi gjyqtarja gjatë debatit në sallë.

Në një moment, avokati i Metës kundërshtoi edhe mënyrën e sigurisë në sallë, duke komentuar vendosjen e ish-presidentit pas kafazit të xhamtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related