Gjykata e Apelit Tiranë ndryshon masat e sigurisë për protestuesit e tubimit të PD, lirohen pesë qytetarë

Data

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për pesë protestues të ndaluar pas protestës së 17 prillit të organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas vendimit të Apelit, masa “arrest në burg” është zëvendësuar me “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tyre.

Qytetarët e liruar janë: Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici.

Ata do të duhet të paraqiten periodikisht pranë organeve të policisë gjyqësore, ndërsa hetimet për ngjarjet e protestës vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related