Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se protesta e opozitës në Tiranë do të vijojë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve me policinë.
Në një prononcim gjatë marshimit, Këlliçi tha se protestuesit janë të vendosur të mos ndalen, edhe pse sipas tij është përdorur gaz lotsjellës dhe ka pasur ndërhyrje të forta nga forcat e rendit.
Ai bëri të ditur se gjatë protestës janë arrestuar tre të mitur, ndërsa ngriti edhe shqetësimin për praninë e personave të infiltruar në turmë.
“Aksioni do të vazhdojë. Protestuesit janë të vendosur të mos ndalen, pavarësisht dhunës së ushtruar. Kemi pasur tre arrestime të miturish”, u shpreh ai.
Ndërkohë, situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje sporadike dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e protestuesve.
