Debat i fortë për Kodin Zgjedhor, Nard Ndoka përplaset me Klevis Balliun: Propozoni lista të hapura dhe i ktheni në të mbyllura

Data

Debati për reformën zgjedhore ka sjellë përplasje të forta mes aktorëve politikë, ku kreu i PDK-së, Nard Ndoka, dhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u përfshinë në një diskutim të ashpër në një studio televizive.

Gjatë debatit, Balliu u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk ka rëndësi për sa kohë, sipas tij, në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai theksoi se modele të ngjashme zgjedhore janë përdorur edhe në vende të tjera europiane.

Nga ana tjetër, Ndoka kundërshtoi këtë qëndrim, duke e cilësuar sistemin aktual si një “shpikje alla shqiptarçe” dhe duke theksuar se Kodi Zgjedhor është thelbësor për funksionimin e demokracisë.

Ai akuzoi Partinë Demokratike për qëndrime kontradiktore, duke thënë se fillimisht propozon lista të hapura, por më pas pranon lista të mbyllura.

“E propozoni sistemin dhe më pas e ndryshoni,” u shpreh Ndoka gjatë debatit.

Diskutimi mes tyre u fokusua edhe te sistemi proporcional, ku Ndoka argumentoi se opozita nuk ka arritur të fitojë për shkak të këtij sistemi, ndërsa Balliu insistoi se problemi kryesor qëndron tek mungesa e zgjedhjeve reale dhe jo tek kodi në vetvete.

Debati nxori në pah ndasitë e thella brenda opozitës për mënyrën se si duhet të reformohet sistemi zgjedhor në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related