Shtatë ditë nga arrestimi i Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut për akuzën “Pastrimit të parave” dhe “Fshehjen e të ardhurave”, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë një lëvizje proceduriale, duke dërguar letër-porosi në drejtim të autoriteteve të drejtësisë kanadeze.
Kjo lëvizje ka ardhur si pasojë e domosdoshmërisë hetimore, për të provuar nëse shuma financiare prej gati 11 milion euro, është transferuar realisht tek 8 kompanitë kanadeze dhe ku është shpenzuar kjo sasi monetare që ka mbërritur nga kompania shqiptare “Green View Marketing”.

Sipas “Ora News”, provohet se pikërisht nga kjo kompani janë transferuar nga 2021 deri 2022 gati 11 milion euro në drejtim të llogarive bankare të 8 kompanive kanadeze.
