Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal të goditur në një operacion të përbashkët mes SPAK dhe prokurorisë së Barit kanë dalë këtë të enjte para GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë.
Gjykata vendosi të lërë në fuqi tre masa “arrest në burg”, ndërsa për një nga të dyshuarit ndryshoi masën në “detyrim paraqitje”.
Në masën “arrest në burg” u lanë:
- Edi Brahaj
- Ergys Kastrati
- Sajmir Pirra
Ndërsa për Lefter Nelën, i cili akuzohet se ka transportuar rreth 700 mijë euro drejt Shqipërisë, gjykata ndryshoi masën nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.
Po ashtu, për Nevila Kamberin u vendos masa “arrest shtëpie”.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ndërsa hetimet lidhen me dyshime për:
- pastrim parash,
- aktivitet kriminal të organizuar,
- dhe transferim të shumave të mëdha monetare.
Ndërkohë, në Itali janë ekzekutuar edhe masa të tjera sigurie ndaj disa shtetasve të përfshirë në të njëjtën dosje, mes tyre:
- Igli Kamberi
- Idajet Kurti
- Bardhok Gjergji
- Sokol Fusha
- Dritan Buzi
Autoritetet shqiptare dhe italiane vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.
