David Lammy mohon largimin e Keir Starmer: Nuk do të ketë afat për dorëheqjen e tij

Data

David Lammy ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Keir Starmer nga drejtimi i qeverisë britanike.

Në një intervistë për Sky News, Lammy deklaroi se Starmer mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj detyrës dhe nuk ekziston asnjë plan për dorëheqjen e tij.

“Më lejoni të jem shumë i qartë. Keir Starmer mbetet personi më rezistent që njoh në jetën time. Kam folur me të dy herë dje. Ai ka forcë karakteri dhe përvojë në përballjen me sfida. Nuk do të ketë asnjë afat kohor”, u shpreh Lammy.

Sipas tij, fokusi i qeverisë britanike mbetet puna për qytetarët dhe përshpejtimi i reformave në muajt e ardhshëm.

“Ajo që ekziston është vazhdimi i punës së qeverisë. Aktualisht nuk ka asnjë garë për drejtimin. Ajo që ka rëndësi është vendosmëria e tij për të dhënë rezultate për popullin britanik”, deklaroi zëvendëskryeministri.

Deklaratat e Lammy vijnë mes spekulimeve politike në Mbretëria e Bashkuar lidhur me të ardhmen e qeverisë dhe drejtimin e Partia Laburiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related