Po ashtu bëhet me dije se Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK. Në momentin e arrestimit Safet Bajri është gjetur në banesën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë kur forcat RENEA i kanë komunikuar urdhrin dhe i kanë vendosur prangat për ta shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë në Tiranë.
Ndërkohë mësohet nga burime zyrtare se janë firmosur dy urdhër arreste të tjera Behar Bajrin, kushëririn e parë të Safet Bajrit, ndaj të cilit rëndon po ashtu akuza për vrasjes në dëm të Fatbardh Licit kryer në 2018 dhe grupit të strukturuar kriminal.
Kjo masë sigurie pritet ti komunikohet në qelitë e paraburgimi ku mbahet i arrestuar dhe po gjykohet nga GJKKO për akuza të rënda në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndërkohë që urdhri i dytë i arrestit ka të bëjë me Asmer Bilali, i konsideruar si krahu i grupit kriminal Bajri. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Reçit dhe pritet ti komunikohet akuza e radhës për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018 në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Grupi i Bajrit është nën hetim edhe për masakrën e Dobraçit ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe vdiqën dy qytetarë të pafajshëm çifti i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
