Rezultatet e para të exit poll-eve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm garën. Sipas të dhënave paraprake, LVV ka marrë rreth 45.7% të votave.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.
Sipas exit poll-it, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar rreth 5.3% të votave, ndërsa Nisma Socialdemokrate rreth 1.7%.
Këto rezultate janë paraprake dhe bazohen në një sondazh të zhvilluar gjatë ditës së votimit. Shifrat përfundimtare pritet të konfirmohen pas numërimit zyrtar të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
