“Gjikuria, nënkryetar i Bashkisë Himarë”, Tavo: Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë

Data

Kandidati socialist për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Blendi Klosin, në një takim me banorët e zonës foli për zgjedhjet e së dielës. Gjatë fjalës së tij, Tavo propozoi kandidatin e PD-së, Petro Gjikuria për nënkryetar bashkie. Ai u shpreh se propozimi i tij është i sinqertë dhe jo për propagandë. “E kam shprehur, propozoj Petro Gjikuria si nënkryetar bashkie. Propozimin e kam me sinqeritet, jo për propagandë. Kush do mund t’i bashkohet programit tonë për Himarën dhe himarjotët. Për propozimin që dhashë s’ka pse t’i ngel kujt qejfi pasi Himara është e të gjithëve. Të majtëve dhe të djathtëve. Kush ka interes për zhvillimin Himarës, janë të mirëpritur”, deklaroi Tavo.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related