Çudira shqiptare! Kundërshtari i Partizanit e nis sfidën me 9 lojtarë pasi nuk kishin fanella

Data

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së sotme, Partizani U19 – Apolonia U19.

Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superiores së moshave, u zhvillua në “Arena e Demave” teksa Apolonia e nisi ndeshjen me 9 lojtarë.

Kjo për shkak të mungesës së fanellave te klubi fierak. Kjo madje ka bërë që sfida e parashikuar të startonte në orën 12:00, ka startuar 1 orë e gjysmë më vonë, pra në 13:30.

Një tjetër ngjarje kjo që vë në pah problematikat e futbollit shqiptar të shfaqura jo vetëm në futbollin e moshave por edhe në rangun profesional.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related