Shpërndanin lëndë narkotike, dy të arrestuar dhe një nën hetim në Berat! Policia sekuestron kokainë

Data

Policia e Beratit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar dy persona dhe duke proceduar penalisht një tjetër, pas gjetjes së sasive të kokainës.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë një 32-vjeçar nga Kuçova, i cili u kap në flagrancë gjatë kontrollit fizik, ku shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Po ashtu, në Poliçan, u arrestua një 40-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas në banesë, Policia i gjeti dhe i sekuestroi sasi kokaine.

Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një 41-vjeçar, pasagjer në automjetin e 32-vjeçarit, të cilit iu gjet gjithashtu një sasi e vogël kokaine.

Njoftimi i Policisë

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, goditën dy raste në Kuçovë dhe Skrapar.

Si rezultat:

  • U arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë;
  • U arrestua shtetasi E. S., 40 vjeç, banues në Poliçan;
  • U procedua penalisht shtetasi F. Sh., 41 vjeç, banues në Poliçan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike e dyshuar kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme procedurale.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related