Berisha: Këshilli i Mandateve “marionetë” e Ramës, BE kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se zyrtarët evropianë kanë dhënë mesazhe të qarta që drejtësia të mos pengohet në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas tij, Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe vendet kryesore të BE-së kanë kërkuar që të mos ketë pengesa për drejtësinë dhe që Ballukut t’i hiqet imuniteti.

Berisha komentoi edhe mbledhjen e paralajmëruar të grupit parlamentar të PS-së, duke thënë se nuk ka asnjë vlerë, pasi sipas tij është Këshilli i Mandateve ai që duhet të shprehet për kërkesën e Prokurorisë.

Ai e cilësoi Këshillin e Mandateve si “marionetë” të Ramës, duke pretenduar se anëtarët e tij nuk vepruan sipas Kushtetutës dhe nuk guxuan të votojnë për heqjen e imunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related