Pas tensioneve të krijuara pranë Kuvendit, Sali Berisha është larguar nga zona e protestës dhe është futur në selinë e Partisë Demokratike.
Ndërkohë, para Kuvendit ka qëndruar Shkëlzen Berisha, i cili është parë mes protestuesve, i shoqëruar nga deputeti Arjan Ndoja dhe truprojat e familjes Berisha.
Prania e tij në vijën e parë të protestës ka tërhequr vëmendje, në një moment kur situata mbetet e tensionuar dhe protesta është zhvendosur drejt institucioneve.
