Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar policinë për dhunë të rëndë ndaj qytetarëve.
Sipas Balliut, forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës përtej çdo limiti, duke e kthyer protestën në një skenë dhune që, sipas tij, i ngjante një situate lufte. Ai deklaroi se një protestuese është plagosur në kokë, ndërsa një fëmijë është marrë zvarrë dhe është dhunuar nga efektivët.
“300 policë i çanë kokën një zonje dhe morën zvarrë një fëmijë. Kjo është dhunë shtetërore e pastër dhe është kryer me urdhër të drejtpërdrejtë politik”, u shpreh Balliu.
Ai theksoi se qytetarët janë të legjitimuar të kundërpërgjigjen përballë dhunës dhe akuzoi drejtues të lartë të qeverisë për përgjegjësi direkte në atë që ndodhi gjatë protestës.
