Tension në protestën e opozitës/ Molotov, gaz lotsjellës dhe përplasje fizike, arrestohen 20 protestues

Data

Situata u tensionua ndjeshëm mbrëmjen e së shtunës gjatë protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, ku u shënuan përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Në minutat e fundit të tubimit, disa protestues hodhën lëndë piroteknike dhe bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe kordonëve të policisë, duke detyruar uniformat blu të ndërhyjnë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Si pasojë e incidenteve, policia ka nisur arrestimin e protestuesve të përfshirë në aktet e dhunës. Sipas informacioneve paraprake, rreth 20 persona janë shoqëruar me automjete policore drejt komisariateve të Tiranës.

Autoritetet bëjnë me dije se arrestimet lidhen me përdorimin e mjeteve piroteknike, molotovëve dhe përplasjet fizike gjatë protestës. Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Protesta u mbyll mes tensioneve të forta, ndërsa prania e policisë në zonën e Kryeministrisë mbeti e shtuar edhe pas shpërndarjes së turmës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related