Çfarë fshihet pas skulpturës konceptuale “Albanian Key” në Shkodër? Opozita ‘nxjerr zbuluar’ kryebashkiakun Beci: ‘Çelësi’ do të vendosej në një tjetër zonë, ndryshimi i destinacionit pa dëgjesë publike dhe pa miratim të Këshillit Bashkiak

Data

“Albanian Key” është vepra e artit e vendosur në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit të Shkodrës, një financim i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Inaugurimi i vendosjes së “Çelësit” i organizuar nga kreu i bashkisë Benet Beci përmes një ceremonie ku përveç qytetarëve kuriozë, morën pjesë edhe ministri Blendi Gonxhja dhe autori i veprës Alfred Mirash Milot.

Por vendosja e këtij “çelësi” është paraprirë nga reagime të shumta në rrjetet sociale nga qytetarët shkodranë, por edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Shkodër ku opozita në tërësi kundërshtoi vendosjen e kësaj vepre arti në një vënd të pa përshtatshëm pasi hapsira duhet të jetë në proporcion me veprën çka nuk është e tillë. Po ashtu një tjetër pikë e debatuar dhe e kritikuar si nga opozita ashtu edhe opinioni shkodran është imazhi jo i bukur që i serviret çdo turisti në hyrje të Shkodrës teksa përballen me një vepër të ndryshkur.

Në fakt “Çelësi” ishte parashikuar të vendosej në një tjetër vënd, në kryqëzimin pranë doganës së Hanit të Hotit, siç shihet edhe nga dokumenti i publikuar në të cilin citohet: “Bazuar në pikën 13 të kreut II të vendimit nr.306 dt.11.05.2022 ‘Për procedurat që ndiqen për financimin e projekteve artistike’ , ministri përgjegjës për artin dhe kulturën ka miratuar projektet fituese sipas klasifikimit të artistëve konkurrues sipas listës më sipër përcjellë nga kolegjiumi. Bazuar në urdhrin nr.702 prot.datë 17.10.2022, të Ministrit të Kulturës ‘Për miratimin e projekteve fituese të konkursit ndërkombëtar, ‘Art në Hapësira Publike’ për vitin 2022.

Çfarë fshihet pas skulpturës konceptuale "Albanian

Ky ndryshim destinacioni është vendosur pa asnjë njoftim apo dëgjesë publike dhe kalim për miratim në Këshillin Bashkiak i cili është institucioni vendim-marrës edhe për përdorimin e shesheve publike.

Vendosja e kësaj vepre arti ka bërë që shkodranët të reagojnë edhe në vetë faqet zyrtare të rrjeteve sociale të kreut të bashkisë dhe faqes së Bashkisë Shkodër duke kritikuar vendosjen e një simboli që nuk i përket dhe nuk përfaqëson qytetin e Shkodrës.

Administrata Beci është e disata herë që has në reagime qytetare siç ndodhi me karnavalet që i organizoi në kohë Krezhmesh Katolike, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një qytet kaq konservator ndaj besimit fetar, bojatisjes së kinemasë së Shkodrës që është monument kulture dhe vendosjes së standardeve të tjera të cilat për banorët e Shkodrës konsiderohen si skandale dhe ‘moskokëçarje’ të administratës Beci ndaj kulturës dhe trashëgimisë historike që është karakteristikë e veçantë e Shkodrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related