Kapiten i rangut të parë Artur Meçollari tregon “bombën” që do të shpërthejë shumë shpejt nga SPAK për aferat e pronave në ushtri, të rrezikuar mbi 30 persona nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA, Forca Detare, Presidenca, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, ja emrat e politikanëve të implikuar, prokurorët kanë sekuestruar 20 celularë

Data

Kapiten i rangut të parë, Artur Meçollari, njëherësh ish-zëvendëskomandant dhe komandant në detyrë i Forcës Detare ka dhënë detaje për hetimet e SPAK, kundër disa prej zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Shqiptare, përfshirë këtu politikanë dhe presidentin Bajram Begaj. Mes personave të kallëzuar është dhe Presidenti aktual i Republikës, i cili në kohën kur ka ndodhur abuzimi me pronat e ushtrisë sipas kallëzimit, ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Meçollari  thotë se asnjë nuk shpëton nga hetimet e SPAK, madje edhe Begaj, i cili mund të mendojë se e shpëton imuniteti si President. Madje, gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ish-numri dy i Forcës Detare tregon “bombën” që do të shpërthejë shumë shpejt nga SPAK për aferat e pronave në ushtri, të rrezikuar mbi 30 persona nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA, Forca Detare, Presidenca, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, ja emrat e politikanëve të implikuar, prokurorët kanë sekuestruar 20 celularë.

-Kapiten Meçollari, çfarë po ndodh me denoncimet tuaja sa i takon tjetërsimit të pronave në ushtri?

Në vitin 2020, në shkelje të ligjit, në kundërshtim me pozicionin e Forcës Detare (FD) dhe pa miratimin e presidentit të Republikës, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm lejuan nxjerrjen e dy VKM dhe lidhjen e kontratave për një port turistik dhe një pronë prej 26,5 ha, që çuan në eliminimin e plote të Bazës Detare të Sarandës. Prej më shume se tre vitesh, mbas regjistrimit të dy kallëzimeve të mia penale, SPAK vijon të hetojë. Ato janë dy kallëzime, një për tjetërsimin e pronës, bazës Detare të Sarandës në interes të kompanisë “Marina Bay Saranda”, si një bashkim i kompanive Kastrati Group the Concorde Sha, si dhe një për Bazën Detare të Shëngjinit, ku brenda bazës është lejuar ndërtimin i një godine katërkatëshe. Pasi kallëzimet u regjistruan për hetim në SPAK, Komanda e Forcës Detare dhe Shtabi i Përgjithshëm, nën drejtimin e ish Shefit të Shtabit të përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, nëpërmjet një procedure dyvjeçare ka bërë dorëzimi i bazës Detare të Sarandës nëpërmjet një marrëveshje të Forcës Detare me kompaninë “Marina Bay Saranda” dhe një komisioni të ngritur në Forcat Detare. Sot në hetimet e SPAK për këtë dosje, përveç dy kontratave, janë përfshirë kryesisht edhe dorëzimi i bazës Detare të Sarandës nga Shtabi i Përgjithshëm i FA dhe Komanda e FD, si dhe zaptimi forcërisht dhe ndërtimin pa leje nga Porti MBM në pronën Nr. 219 të FD në Porto Romano. Në kallëzimin e dytë, përveç ndërtimit të godinës, është përfshirë edhe kallëzimi për një procedure të jashtëligjshme të zhvilluar në Shtabin e Përgjithshëm të FA në vitin 2016 për nxjerrjen nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) të 133 ha, nga 200 ha të katër bazave detare të Shëngjinit, Kepit të Palit, Pashalimanit dhe Porto Palermos. Për të dy kallëzimet në një periudhë kohore mbi 2-vjeçare jam thirrur në cilësinë e personit në dijeni të paktën gjashtë here në SPAK.

Kapiten i rangut të parë Artur Meçollari tregon

-Kush rrezikohet nga hetimi i thelluar?

Hetimet për këto dy dosje kanë qenë tepër të thelluara, por dhe shume të zgjeruara. Ato përfshinë shume raste, duke nisur nga Saranda, Shëngjini dhe Durrësi. Gjatë hetimeve në dijeninë time janë thirrur mbi 30 persona nga Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA, Forca Detare, Presidenca, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave. Janë pyetur deri tani ministra dhe ish ministra, katër ish Shefa të Shtabit të Përgjithshëm, duke përfshirë dy here dhe Presidentin në detyrë Bajram Begaj, 6-7 gjeneralë aktivë dhe në rezervë, si dhe shume ushtarakë dhe civilë. Në interes të këtij hetimi janë sekuestruar nga SPAK dhe BKH mbi 20 celularë, duke përfshirë tre drejtorë në Shtabin e Përgjithshëm dhe një në Ministrinë e Mbrojtjes. Është evidente tashmë nuk kemi të bëjmë më thjesht me “shpërdorim të detyrës”.

-Presidenti Bajram Begaj a rrezikon të ndiqet penalisht?

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj është i përfshirë në dorëzimin e bazës Detare të Sarandës, me shkresa zyrtare, nga gushti i vitit 2020, 18 ditë nga marrja e detyrës deri në maj 2022, një muaj nga zgjedhja si president. Ai ka kërkuar me disa shkresa zyrtare dorëzimin e bazës, edhe pse ishte në dijeni të nisjes së hetimit dhe pa miratimin e Presidentit të Republikës, ka miratuar komisionet e dorëzimit, si dhe ka urdhëruar Komandën Logjistike të ndihmojë Forcën Detare në boshatisjen e Bazës. Sot në cilësinë e Presidentit dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si person nën hetim, ai nuk mund të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, edhe pse Gjykata e Lartë thotë se me lidhjen e dy kontratave dhe dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës është cënuar siguria kombëtare. Bajram Begaj, edhe pse ka nxjerrë dy akte për moslejimin e ndërtimit të godinës në Bazën Detare të Shëngjinit, lejoi ndërtimin e saj. Në vend që të ndiqte penalisht ata që nuk i zbatonin urdhrin, Komandantin e Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake, i promovoi si kur ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm edhe tani President. Bajram Begaj në dhjetor 2020 shkarkoi nga detyra Komandantin e Bazës së Shëngjinit sepse donte të zbatonte urdhrin e tij për bllokimin e punimeve. Punimet në godinë u bllokuan nga Ministri Peleshi në mars 2021, kur godina kishte mbërritur në katin e katërt. Po ashtu Bajram Begaj dhe Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Arben Kingji, me mosveprimimet e tyre kanë lejuar zaptimin e pronës Nr. 219 të FD prej 5,2 hektar të Forcës Detare nga tetori i vitit 2021. Porti MBM jo vetëm ka zaptuar pronën, por ka bërë ndërtime pa leje në tokë publike, ka shkatërruar plotësisht një monument të Luftës së Dytë Botërore dhe pjesërisht Murin Antik. Ligji për Policinë Ushtarake, autorizon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA lirimin forcërisht të pronave të zaptuara të FA, lirim që edhe sot mbas tre vitesh nuk ka ndodhur. Pavarësisht veprave penale të kryera, vetëm mungesa e qirasë, sipas VKM nr. 54, shkon në 2 milion Euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related