Buxheti 2025 rrezikon të fusë në ngërç tranzicionin e procesit të vetingut

Data

Tranzicioni institucional i procesit të vetingut nga Komisioneri Publik drejt SPAK-ut mbetet i paqartë nga pikëpamja ligjore dhe financiare, duke rrezikuar vijimësinë e këtij procesi.

As Kuvendi dhe as qeveria, në projektbuxhetin e vitit 2025, nuk e ka parashikuar praktikën ligjore dhe atë financiare për periudhën tranzitore të kalimit të funksioneve të vetingut nga Komisionerët Publikë tek Kreu i Prokuroriaë së Posaçme, SPAK.

Nga 1 janari 2025, grupi i këshilltarëve që punojnë pranë Komisionerit Publik konsiderohen të papunë dhe nuk dihet se kush do ta mbështesë drejtuesin e SPAK-ut në çështjet që do të shpallë për gjykim Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 41 ankime të Komisionerit Publik që presin të gjykohen në Kolegj që nga janari.

Kërkesat e njëpasnjëshme të Komisionerit Publik gjatë këtij viti drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve janë lënë në harresë, ndërkohë që në këto shkresa kërkohen ndryshime emergjente në ligjin e “vetingut’ për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Problematika u diskutua të premten në këtë komision gjatë shqyrtimit të buxhetit për Prokurorinë e Posaçme, ku u konstatua dhe paqartësia për pagat e ekipit teknik të Komisionerit Publik që do të vijojë punën pas përfundimit të afatit kushtetues të funksionimit të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related