Burgosja e opozitës, premtimi për mandatin e katërt të Ramës

Data

Tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallëzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë”.

Është më shumë se një kërcënim për Gazment Bardhin. Në fakt është parashikimi i të ardhmes së tij dhe më pas të kujtdo që do të guxojë të denoncojë Ramën apo të afërmit e tij. Është vendosja e një regjimi autokratik të ngjashëm me monarkitë, ku akuzat për Monarkun të çojnë në burg.

Që kur Gazment Bardhi doli me akuzën për vëllain e Kryeministrit të përfshirë në dosjen Xibraka, ai e priti me kundërakuza dhe kërcënime. Kur Bardhi bëri një kërkesë që SPAK të rihapë dosjen Xibraka për të hetuar çfarë, pa asnjë arsye, nuk u hetua në 2015, Edi Rama e quajti frikacak, që nuk ka bërë kallëzim se i druhet dënimit për kallëzim të rremë. Pastaj kur Salianji u dënua pa bërë kallzim, për kallëzim të rremë, Kryeministri fërkoi duart publikisht për precedentin skandaloz të Drejtësisë së telendisur dhe paralajmëroi Gazment Bardhin po publikisht, se do përfundonte si Salianji.

Deri dje, kur prokurori që falsifikoi ngjarjen e rëndë të Elbasanit, bëri një deklaratë politike të pakërkuar, për ripezullimin e dosjes Xibraka, sepse nuk po gjente asnjë lidhje të Olsi Ramës me autorët e dënuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related