Neuer kthehet te Gjermania? Portieri vendos pas dëmtimit të Ter Stegen

Data

Për shkak të dëmtimit të Mark-Andre ter Stegen, thashethemet për rikthimin e mundshëm të Manuel Neuer te Kombëtarja e Gjermanisë po shtohen dhe Lothar Mateus gjithashtu solli së fundmi kapitenin e Bayernit në diskutim për këtë.

Ter Stegen me shumë mundësi do të mungojë te Barcelona dhe kombëtarja gjermane deri në tetë muaj.

Ndaj të hënën dolën zërat e parë për një rikthim të ri në kombëtare. Neuer tashmë mesa duket ka marrë vendimin e tij të parë teksa nuk duket se po kërkon një rikthim në portën e kombëtares për momentin.

“TZ” tani raporton se Neuer po i qëndron vendimit të tij për t’u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk ka ndryshuar mendje pavarësisht dëmtimit të Ter Stegen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related