Del FOTO-ja/ U ekzekutu@ në sy të bashkëshortes, ky është biznesmeni Bujar Nasufi

Data

Mbrëmjen e së dielës Tirana u trondit nga një ekzekutim mafioz.

Personi që shihni në foto është 56-vjeçari Bujar Nasufi, i cili u ekzekutua gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës tek zona e Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40, ku 56-vjeçari u qëllua me gjashtë plumba, dy prej të cilave e kishin kapur në gjoks duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Ai sapo kishte ndaluar makinën dhe po hynte në derën e banesës. Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës. Në momentin e ngjarjes Nasufi në automjet ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij.

Viktima sipas policisë nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale

Bujar Nasufi (Viktima)

Menjëherë pas ngjarjes autori u largua në drejtim të zonës së “Selitës” me një motor ngjyrë të zi.

Që prej mbrëmjes së djeshme policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të atentatit, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga ai.

Sakaq, ashtu si dhe raportuam ditën e djeshme viktima ka qenë një person jo problematik dhe nuk figuron të ketë pasur probleme me drejtësinë. Edhe fqinjët janë shprehur për mediat se ai ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related